Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Depay “frymëzon” Holandën, sulmuesi arrin edhe një rekord pas ndeshjes me SHBA

Holanda bindi në sfidën e parë vendimtare në fazën me eleminim direkt. Tulipanët fituan me rezultatin 3-1 përballë Amerikës, në një sfidë të veçantë për yllin e tyre në sulm Memphis Depay.

Sulmuesi i Barcelonës më në fund gjeti golin e parë në Kupën e Botës në Katar, pasi në ndeshjet e grupeve për shkak të minutave të pakta në dispozicion 28-vjeçari nuk shënoi asnjë gol.

Gjithsesi, Depay do ta mbaj mend gjatë sfidën përballë Amerikës, pasi goli i shënuar ishte i 43-ti për të me Tulipanët duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë për Holandës. 28-vjeçari kaloi Klass Jan Huntelar në renditje më një gol më shumë, ndërsa tani është në rrugën e duhur për të thyer rekordin e Van Persi, i cili ka shënuar 50 gola me Holandën.

Depay është vetëm shtatë gola larg për të barazuar rekordin e legjendës Robin Van Persie dhe me një strateg si Louis Van Gaal në stol ai është në rrugën e duhur.

Që kur Van Gaal mori drejtimin e Holandës në gusht të vitit 2021, në 17 paraqitje me Tulipanët, Depay ka shënuar 15 gola, ndërsa fokusi i rradhës është Argjentina, ku sërish ylli i ekipit do të shpresoj të jetë vendimtar në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Për Depay goli përballë Amerikës ishte i dytë këtë sezon, pasi me Barcelonën e ka gjetur vetëm një herë rrugën e rrjetës në La Liga përballë Elches, megjithatë sulmuesi vetëm dy sfida ka luajtur këtë sezon me katalanasit për shkak të një dëmtimi.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...