Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Depay merr vendimin ekstrem, ndëshkimi nga klubi i pashmangshëm

Memphis Depay edhe më pranë “divorcit” me Barcelonën. Sulmuesi holandez nuk u paraqit në seancën e së mërkurës, duke e habitur stafin teknik. Zemërimi i Xavi Hernándezit ishte i dukshëm, megjithëse ai u përpoq ta fshihte, duke siguruar në një konferencë shtypi se duhej të fliste me lojtarin për të zgjidhur situatën. Në çdo rast, sulmuesi holandez do të ndëshkohet për sjelljen e tij.

Ajo që duket e qartë është se e ardhmja e Memphis Depay është çdo ditë më larg nga klubi “Blaugrana”. Sulmuesi holandez mund të detyrojë largimin e tij drejt Atléticos së Madridit dhe hapin e parë e ka bërë këtë pasdite, duke mos marrë pjesë në seancën para ndeshjes së Kupës kundër Ceutas.

Megjithatë, Memphis ka zgjedhur rrugën më të keqe. Si fillim, drejtuesit e Barcelonës e kanë bërë shumë të qartë se sulmuesi holandez do të largohet vetëm në rast të një situate të favorshme, qoftë me kompensim financiar, flitet nga 5 deri në 7 milionë euro, qoftë duke u shkëmbyer me sulmuesin belg, Yannick Carrasco.

Në çdo rast, hapi që ka hedhur Memphis është më i rrezikshmi. Me veprime të tilla ai tregon mungesën e profesionalizmit dhe zero përkushtimin ndaj klubit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...