Memphis Depay i ka idetë e qarta për të ardhmen e cila nuk do të jetë te Lyoni. Sulmuesi holandez ka shprehur hapur ambiciet e tij të cilat e çojnë në një klub të madh verën e ardhshme. 24-vjeçari mendon se ka akumuluar eksperiencën e nevojshme për të luajtur në një klub të madh dhe të përzgjedhur prej tij janë Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Manchester City dhe Bayern Munchen. Ai tha se shpreson të luajë në një prej këtyre ekipeve edhe pse ndihet mirë te Lyon por sqaroi se për nivelin e tij tashmë i nevojitet një klub akoma më i madh.
