Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Depay: Te Barça për të fituar trofe, Koeman më donte me çdo kusht!

Memphis Depay nis zyrtarisht aventurën e tij me Barcelonën. Sulmuesi holandez i transferuar këtë verë nga Lyon te Barça me parametër zero, ka mbrritur në kryeqëndrën e Katalunjës, duke thënë edhe fjalët e para si futbollist i Barcelonës.

“Është ditë e veçantë jam shumë i emocionuar që vij këtu. Shpresoj të fitoj shumë tituj, kjo është arsyeja përse kam ardhur këtu. Është një klub me histori të madhe, mezi pres t’i takoj të gjithë kolegët dhe stafin. Mbarova pushimet dhe tani është koha të rifokusohem. Do mundohem të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur. Më pëlqen të luaj futboll sulmues dhe të krijoj raste, gola e asiste. Stili i Barcelonës është perfekt për mua. Kam bërë përparime të mëdha dhe kam qenë i rëndësishëm për ekipin dhe kombëtaren. Koeman më dha mbështetje dhe këmbënguli që unë të vij këtu, në klubin më të mirë në botë. Jam shumë i lumtur që Koeman është këtu dhe jam gati të luftoj për të”, u shpreh Depay i cili me Barcelonën ka firmosur kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 tjetër sezon.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...