Merkato

Depay vendos për të ardhmen, kërkon shtëpi në Barcelonë

E kërkoi me ngulm verën e kaluar dhe gjatë merkatos së janarit, por nuk arriti ta marrë dot, megjithatë pas një viti vonesë, më në fund Ronaldo Koeman do të ketë sulmuesin e tij të preferuar te Barcelona, holandezin Mephis Depay.

Sipas mediave spanjolle, 27-vjeçari holandez ka nisur kërkimet për të gjetur shtëpi në Barcelonë, pasi është i bindur t’i bashkohet klubit katalanas në fund të sezonit, kohë kur i skadon edhe kontrata me francezët e Lyonit.

Barcelona ka ndjekur me mjaft interes sulmues si Lautaro Martinez e Depay, por duket se më në fund ka përzgjedhur holandezin si të duhurin, edhe për faktin që pritet të vijë me parametra zero dhe do të marrë vetëm rrogën sezonale.

Sulmuesi holandez ka shkëlqyer me fanellën e “tulipanëve” në kohën kur trajner ishte pikërisht Koeman, që aktualisht është sponsori kryesor për transferimin e tij në “Camp Nou”, aty ku do të udhëheqë repartin e avancuar.

Vetë tekniku i skuadrës “blaugrana” është ankuar vazhdimisht se i mungon një sulmues tipi, i aftë të sulmojë hapësirat, pasi të gjithë lojtarët në repartin e avancuar kanë karakteristika ndryshe, duke qenë se preferojnë të luajnë më shumë me topin.

I rritur te holandezët e PSV Eindhoven, Depay u transferua me bujë te Manchester United në verën e 2014-ës, por nuk ia doli të lërë gjurmë në “Old Trafford’, ndërsa 5 sezonet e fundit ka qenë pjesë e Lyonit ku ka shënuar 75 gola në 176 ndeshje.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency