Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Der Klassiker” titulli, Bayern-Dortmund përcakton “mbretin”

“Der Klassiker” numër 100, më i rëndësishmi i viteve të fundit, kampioni i ri i Gjermanisë do të vendoset me shumë mundësi në përfundim të betejës finale mes Bayernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit. 2 pikë më pak kanë bavarezët, kur kanë mbetur edhe 7 takime nga epilogu i Bundesligës. “Allianz Arena” pritet të jetë e ndezur flakë për eventin më madhështor të futbollit teuton.

Sezonin e shkuar “Die Rotten” i turpëruan verdhezinjtë në Mynih me 6 gola të realizuar, kësaj here do të jetë shumë më e vështirë, sespe skuadra e Lucien Favre, pas një “black-out”-i në muajin shkurt, ka rigjetur veten duke triumfuar në 4 nga 5 takimet e fundit

Duelet mes dy legjioneve më të pasura në Gjermani do të zhvillohen deri në grimcën e fundit të energjive. James, Gnabry, Coman, Goretzka e Leëandoëski në njërën anë të fushë betejës, Marco Reus, Goetze, Sancho, Witsel e Alcacer në krahun tjetër, gati për të ndezur “Der Klasssiker”.

Me Neuer ende në dyshim, Nichlas Sule, Kimisch e Mats Hummels do të jenë “mburojat” e kampionëve aktualë, kurse Burki, Akanji e Guerreiro kanë detyrën e vështirë për të thyer çdo sulm bavarez. Froni i hekurt i Gjermanisë është aty, gati për t’u pushtuar, beteja më e madhe e historisë moderne të futbollit teuton do të vendosë nëse kurora do të qëndrojë mbi kokën e “mbretit” aktual, apo në fund të gjithë do të nderojnë “mbretin” e ri.

Të apasionuarit e futbollit gjermanddo të mund të ndjekin këtë superduel titulli në orën 18:30, në Digitalb, nëpërmjet kalanit Eurosport 2.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...