Merkato

Derbi anglez për “ish”-in e Barçës, Juventusi merkato tek Udinese, Arsenali nuk ndalet

Jean-Clair Todibo ka zhvilluar një sezon të mirë me Nice në Ligue 1 dhe ka bërë që shumë klube t’i hedhin sytë nga qendërmbrojtësi. Bëhet fjalë për katër klube, nga tre kampionate të ndryshme që janë të interesuar për ta transferuar Todibon. Bie në sy një derbi anglez për mbrojtësin, pasi Foot Mercato shkruan se Manchester United dhe Newcastle janë në garë për të siguruar shërbimet e futbollistit 22-vjeçar. Klubet angleze kanë konkurrencë edhe nga Spanja e Italia, ku lakohen emrat e klubeve si Napoli dhe Sevilla. Nice sigurisht e lëshon vetëm për ofertën e duhur, pasi nuk është se dëshiron ta shesë.

Juventusi mendon të përforcojë ekipin në të gjitha repartet dhe së shpejti pritet të ketë disa zyrtarizime. Në kampin bardhezi kanë edhe një çështje tjetër për të zgjidhur, atë të Matthijs De Ligt. Prej holandezit priten të ardhura të rëndësishme në klub dhe një pjesë e tyre do të investohen në merkato. I piketuari për t’u blerë është mbrojtësi i Udineses, Nahuel Molina. Argjentinasi luan në të djathtë dhe në të majtë, ndërkohë që klubi nga Friuli e ka nën kontratë deri më 30 qershor 2026. Juventusi mund ta bëjë të tijin 24-vjeçarin për shumën e 30 milionë eurove.

Arsenali mendon edhe për alternativat. Trajneri Mikel Arteta ka nevojë për një ekip të plotë për të përballuar sezonin e ardhshëm futbollistik, ndaj u ka kërkuar drejtuesve të klubit një mbrojtës për krahun e majtë që të zëvendësojë herë pas herë Kieran Tierney. Gazeta “Record” në Portugali raporton se “Topçinjtë” janë duke menduar të transferojnë në Londër mbrojtësin Alejandro Grimaldo. Anësori i majtë i ka hedhur hapat e parë te Valencia, për t’u bërë më pas pjesë e akademisë së Barcelonës. Te katalanasit nuk çau dot dhe u shit te Benfica për 2 milionë euro. Tani e ka në listë Arsenali.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency