Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Derbi bregdetar/ Rikthehet Muarem, Flamurtari do 3 pikët

3 fitore dhe një barazim në vitin kalendarik 2018, plus një biletë e çmuar për gjysmëfinalet e Kupës. Ritmi i Flamurtarit është ai i duhuri, me skuadrën e Shpëtim Duros që renditet në vendin e dytë të klasifikimit, pozicion që synon ta ruajë deri në fund të kampionatit.

Takimi i radhës është me Teutën, një kundërshtar që vjen e etur më shumë se kurrë për pikë dhe meriton vëmendjen maksimale. Lajmi i mirë për trajnerin është se Muarem Muarem është rikthyer në dispozicion dhe do të jetë i gatshëm për këtë të shtunë, edhe pse mund ta nisë nga stoli.

Mungesat mbeten ato të Xhufo-s, Tounkara-s, si dhe Ditmar Bicajt, që është i pezulluar. Mbrojtësi që shënoi golin e avantazhit përballë Lushnjës, pritet të zëvendësohet nga Franc Veliu.

Teuta është një kundërshtar fatsjellës për Tomislav Bushiç, me kroatin që i shënoi një dygolësh në Durrës, në përballjen e fazës së parë, ndërkohë që në formë vjen në këtë takim dhe Danilo Alves, që shënoi edhe në takimin e fundit ku u fut në lojë në pjesën e dytë, duke e nisur nga stoli.

Flamurtari vijon të mbetet një skuadër solide në mbrojtje, me vetëm 12 gola të pësuar në gjithë kampionatin, ndërkohë që sulmi ka shënuar nga një gol për cdo ndeshje të luajtur në këtë 2018, me përjashtim të asaj ndaj Skënderbeut.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...