Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Derbi historik për Buffon, parakalon Maldinin dhe vendos rekord paraqitjesh në kampionat

Derbi i kësaj vere mes Juventusit dhe Torinos do të mbahet mend gjatë nga portieri i bardhezinjve Gianluigi Buffon, i cili startoi sfidën si titullar dhe rishkroi historinë e futbollit italian, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në Serinë A.

Gardiani 42-vjeçar zbriti sot në fushë për herë të 648, duke parakaluar Paolo Maldinin, i cili kryesonte renditjen me 647 ndeshje dhe jo vetëm që vendosi një rekord, por edhe mund ta thellojë më shumë atë.

Kjo pasi vetëm pak ditë më parë drejtuesit e Juventusit i rinovuan bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon portierit legjendar, i cili përtej moshës së madhe, vijon të ofrojë garanci të madhe mes shtyllave të portës.

Kujtojmë që Buffon ka debutuar në Serinë A më 19 nëntor të 1995-ës, kur nuk kishte mbushur ende 18-vjeç, në sfidën Parma-Milan, të përfunduar në barazim 0-0, ndërsa më pas gjithçka është histori e gdhendur me gërma të arta.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...