Ballkani edhe më pranë titullit kampion në Superligën e Kosovës për të dytin vit radhazi. Skuadra nga Suhareka, e drejtuar nga Ilir Daja, mposhti me rezultat minimal (1-0) në shtëpi Llapin, me gol të A. Rrahmanit në minutën e 31-të dhe falë barazimit 1-1 mes Gjilanit dhe Dritës në derbin e Anamoravës e çon në dy pikë diferencën me “Intelektualët” kur kanë mbetur edhe 6 pikë në lojë.
Lexo edhe:
- Ndryshime në kombëtaret e moshave/ Largohet trajneri i njohur, Bulku rritet në detyrë
- VIDEO/ Goli i parë në Rumani, Hoxhallari merita në fitoren UTA Arad
- VIDEO/ Tjetër gol në Ukrainë, Seferi “nderon” Vorsklan
- Refuzojnë fanellat me ylber, 5 titullarë trajnerit: Mos na llogarit për ndeshje!
Sa i përket derbit të Gjilanit, golin e parë e realizoi Drita me Rron Brojën në minutën e 32-të, por “Skifterët” barazuan me Mevlan Zekën me penallti tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Në takimet e tjera, Dukagjini fitoi thellë 1-4 në fushën e Drenicës, Ferizaj iu imponua 1-0 Trepçës ’89, ndërsa Malisheva dhe Prishtina ndanë pikët me një barazim 1-1.
Rezultatet e javës së 32-të
Drenica – Dukagjini 1-4
FC Ballkani – KF Llapi 1-0
Ferizaj – Trepca 89 1-0
Gjilani – Drita 1-1
Malisheva – Prishtina 1-1
