Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Derbi i Berlinit vendoset nga një “poker”/ Union, shumë pranë Conference League

Unioni ka arritur që të marrë një fitore të madhe në derbin e Berlinit, duke mundur me rezultatin 1-4 Hertha. Në “Olimpiastadion” në një atmosferë fantastike dhe në kushte perfekte për të zhvilluar një ndeshje futbolli, “bardhekuqtë” ishin dominues absolut, duke këmbëngulur gjatë gjithë pjesës së parë, megjithatë pavarësisht rasteve të shumta i vetmi që gëzoi në pjesën e parë ishte Haraguchi.

Në pjesën e dytë vendasit ishin disi më kërkues dhe u shpërblyen, teksa gjetën barazimin falë një autogoli të Baumgartl. Festa e Hertha zgjati më pak se tre minuta, pasi Promel arriti që të rikthente sërish epërsinë për skuadrën e Union.

Në vazhdim Becker dhe Michel arritën që të shënonin dhe dy herë, duke kristalizuar rezultatin përfundimtar 1-4 e duke u afruar me zonën e Conference League. Në anën tjetër Hertha mbetet në vendin e 17-të, aktualisht në zonën e rënies e deri në fund do të luftojë për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...