Maqedoni e Veriut

Derbi i dhunës, Shkëndija barazon me Shkupin dhe siguron vendin e tretë (video)

Derbi i madh shqiptar mes Shkëndijës së Tetovës dhe Shkupit u mbyll pa gola, por me turp për atë që ndodhi në fushë. Shkëndija fitoi një 11-metërsh në minutën e 96-të, megjithatë Doriev nuk ia doli të shënonte. Kuqeznjtë tetovarë gjithsesi e siguruan pjesëmarrjen në Evropë pasi Akademia Pandev fitoi ndaj Rabotniçkit në Strumicë.

Ndeshja u ndërpre në dy raste gjatë pjesës së dytë për shkak konfrontimit të futbollistëve të të dyja skuadrave dhe si pasojë e hedhjes së sendeve në fushë. Gjithashtu u godit edhe arbitri anësor nga tifozët.

Mbi të gjithë nuk ndaluan në asnjë moment ofendimet dhe sharjet nga ana e tifozëve vendas në adresë të klubit shkupjan, i cili disa javë më parë u shpall kampion i ri i vendit, duke ia marrë këtë primat pikërisht Shkëndijës së Tetovës.

Incidente pati edhe para fillimit të ndeshjes, ku u goditën nga tifozët pjesëtarët e ekipit të Shkupit.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency