Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Derbi i Italisë dhe El Clasico, mbrëmja vjen me sfida “të zjarrta” në SuperSport

Derbi i Italisë për trofenë e Superkupës, që përplas fituesen e Serise A me atë të Kupës së Italisë. Interi dhe Juventusi përplasin “brirët” në “San Siro”, në orën 21:00, për t’i shtuar një kupë palmaresit të tyre të pasur.

Interi vjen në këtë sfidë pas një ecurie prej tetë fitoresh radhazi në Serinë, e fundit 2-1 ndaj Lazios në shtëpi. Zikaltrit aktualisht janë duke udhëhequr kampionatin dhe tani synojnë të fitojnë një trofe (Superkupën) që i mungon që nga viti 2011.

Nga ana tjetër, bardhezinjtë vijnë nga fitorja me përmbysje 3-4 në fushën e Romës dhe renditen në vendin e pestë. Skuadra e Allegrit synon të rikonfirmohet në këtë kompeticion pas suksesit të sezonit të kaluar.

Sa u përket formacioneve, trajneri Simone Inzaghi e ka skuadrën të plotë, nga ana tjetër Allegrit i mungojnë shumë lojtarë, madje të formacionit, për arsye të ndryshme, dëmtimesh, pezullimesh dhe për shkak të COVID-19.

Kjo e martë sjell nëpërmjet ekranit të SuperSportit një tjetër përballje të madhe të futbollit evropian, El Clasicon Barcelona-Real Madrid, në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, që do të nisë në orën 20:00 dhe do të zhvillohet në “King Fahd International Stadium” të kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riad.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll vijnë në këtë El Clasico në pozita të ndryshme, “Los Blancos” kryesojnë bindshëm LaLigan, me plot 17 pikë më shumë se “Blaugranat”, çka tregon diferencat e mëdha që janë krijuar në cilësi. Dhe kjo kuptohet edhe nga zhvillimet e fundit te “blaugranat”, që janë në një proces rindërtimi të skuadrës.

SuperSport ofron edhe dy sfida të tjera gjatë ditës së sotme. Në orën 17:30, luhet Atalanta-Venecia, e vlefshme për Kupën e Italisë, ndërsa nga Premier League vjen Norwich-West Ham, e vlefshme për javën e 21-të.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...