Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Derbi i Italisë/ Interi luan për Champions, Juventus për prestigj

Ndonëse llogaritë me titullin kampion janë mbyllur, kampionati italian vijon të ofrojë ndeshje emocionuese dhe një e tillë do të jetë edhe derbi i Italisë, mes Interit dhe Juventusit, që do të luhet sonte në orën 20:30, në “San Siro”.

Bardhezinjtë vijnë në këtë takim, vetëm një javë pasi hapën shampanjën e titullit të 8 kampion radhazi, por derbi i Italisë është një sfidë, që për vetë rivalitetin mes dy skuadrave, sjell emocione dhe luftë sportive, edhe nëse është thjesht miqësore.

Në të tjera pozita janë zikaltrit e Spallettit, që janë shumë pranë sigurimit edhe matematikisht të renditjes në zonën Champions, por kanë nevojë edhe për fitoren ndaj Juventusit, që javët në vijim t’i presin qetësisht.

Luciano Spalletti ka të gjithë organikën në dispozicion, pasi ka rikuperuar edhe mesfushorin kroat Marselo Brozoviç dhe do të ketë mundësi të hedhë në fushë 11-shen më të mirë, për të synuar 3 pikët në këtë sfidë.

Nga ana tjetër, Allegri ka mungesa të shumta, pasi një pjesë e mirë e futbollistëve kanë mbyllur sezonin më herët, për shkak të dëmtimeve dhe do të udhëtojë në Milano me një organikë të reduktuar, ku nuk do të mungojnë as emrat nga ekipi i të rinjve.

Janë plot 171 përballje zyrtare mes dy klubeve të mëdha italiane në historinë e Serisë A, nga të cilat 85 janë luajtur pikërisht në shtëpinë e zikaltërve. Të avantazhuar nga shifrat vijnë bardhezinjtë e Allegrit, që numërojnë një total prej 82 fitoresh kundër 46 sukseseve të zikaltërve, ndërsa barazimi mes tyre është shënuar për plot 43 herë.

Gjithsesi, duhet thënë se sa i përket bilancit në “San Siro”, zikaltrit kanë një avantazh me një total prej 35 fitoresh ndaj 23 sukseseve të bardhezinjve, si dhe 22 barazime të shënuara në shtëpinë e skuadrës së Spallettit.
Formacionet e mundshme:

Më herët, kampionati italian do të vijë edhe me dy ndeshje të tjera, ku në orën 15:00 do të zhvillohet përballja direkte për mbijetesën, mes Bolognës dhe Empolit, ndërsa në orën 18:00, Roma do të kërkojë 3-pikëshin e radhës përballë Cagliarit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...