Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Derbi i Italisë mund të luhet të hënën… me tifozë?

Derb i Italisë, Juventus-Inter, mund të luhet me tifozë. Sipas medieve italiane, po studiohet mundësia për ta zhvendosur të hënë këtë takim, pasi dekreti i qeverisë për Coronavirusin skadon të dielën, më 1 mars. Në një situatë jonormale, që mund të vijojë të jetë e tillë për javë e ndoshta edhe për muaj të tërë, nuk mund të privohen tifozët pafundësisht tifozët për të ndjekur skuadrën e zemrës.

Sfida mes Juventusit dhe Interit, për rëndësinë që paraqet, është më e diskutuara në këto ditë.

Sipas “La Stampas”, ka dalë në horizont pikërisht hipoteza për të shtyrë të hënën në mbrëmje. Teknikisht, masat parandaluese në Piemont skadojnë më 29 shkurt, ndërsa ato të qeverisë një ditë më vonë.

Pra, në gjendjen aktuale, nuk ekziston asnjë normë që i ndalon ndeshjet të luhen me tifozë të hënën. Gjithsesi, ditët në vazhdim është e mundur që autoritet të miratojnë rregullat e reja. Ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo Spadafora, deklaroi se pezullimi i eventeve sportive mund të mos zgjatet pas 2 marsit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...