Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Derbi i Italisë vishet zikaltër, Vidal e Barella “i ulin kokën” Juves

Në derbin e Italisë dominojnë ngjyrat ziklatër. Interi triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “San Siro”, duke hedhur një hap shumë të madh drejt objektivit madhor, ndonëse mbetet rrugë e gjatë dhe e vështirë për të prekur ëndrrën. Formacioni i drejtuar nga Antonio Conte shfrytëzoi momentin jo të mirë të “Zonjës së Vjetër”, duke i shënuar dy herë (nga një gol në çdo pjesë) me ish-in Arturo Vidal dhe Barellan.

Në fakt, topin në rrjetë e dërguan të parët bardhezinjtë me Cristiano Ronaldon (11’), por ky finalizim u anulua për pozicion jashtë loje të Chiesas, në momentin e goditjes së Rabiot, që u prit nga portieri (topi shkoi tek ish-futbollisti i Fiorentinës, i cili asistoi Ronaldon).

Vetëm një minutë pas anulimit të këtij goli, Interi përmbylli në perfeksion një aksion nga e djathta, me Barellan që gjeti në zonë Arturo Vidalin, i cili bëri më të mirën me kokë, 1-0.

Në të 32-ën Lautaro nuk pati shënjestrën e duhur për ta dërguar topin në rrjetë, ndërsa në të 38-ën argjentinasi gaboi në konkludim, pas goditjes së fortë të Lukakut, që u kthye nga portieri bardhezi.

Pak pasi nisi pjesa e dytë (52’) Bastoni dhuroi një asist perfeket që nga gjymsëfusha e Interit për Barellan, i cili pasi hyri në zonë lëshoi me zgjuarsi të djathtën, me topin që përfundoi aty nuk do mund ta arrinte kurrë Szczesny, 2-0.

Epërsia e dyfishtë ndryshoi strategjinë e Interit, që në minutat në vazhdim mendoi më shumë për të administruar lojën. Gjithsesi, zikaltrit ishin me fat në minutën e 87-të, kur goditja e fuqishme e Chiesas brenda zonës u devijua në këndore nga Handanovic.

Interi me këtë fitore barazon me 40 pikë në krye të Serisë Milanin, por kuqezinjtë mund ta rikthejnë avantazhin prej tri pikësh në rast suksesi këtë të hënë ndaj Cagliarit. Nga ana tjetër, Juventusi mbetet në vendin e pestë më 33 pikë, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...