Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Derbi i kryeqytetit meriton të luhet veçmas dhe nën dritën prozhektorëve!

Nga Glendi Tafaj

Të gjitha takimet e raundit të 33-të në Kategorinë Superiore do të luhen të dielën në orën 16:30, ky ishte vendimi i Federatës Shqiptare të futbollit kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi me kërkesën e klubeve. Një urdhër i institucionit që drejton futbollin me qëllim për të shmangur çdo kompromis të mundshëm duke qënë se po luftohet për pozicionet europiane dhe qëndrimin në Superiore.

Logjika e ndjekur është korrekte, por të dielën kalendari rezervon një takim “vitrinë” për futbollin tonë, derbi i madh i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës është një kampionat më vete, një sfidë unike që është e destinuar të mbetet në përjetësi si dueli më i rëndësishëm në Shqipëri.

Një derbi kërkon gjithnjë vëmëndje të veçantë, pa asnjë mungesë respekti ndaj interesave të skuadrave të tjera, por një duel i tillë meriton të zhvillohet veçmas, nën dritën e prozhektorëve për t’i shtuar madhështinë një supersfide të këtij niveli. Partizani-Tirana nuk ka qënë asnjëherë një takim kompromisesh, madje pak vite më parë bardheblutë thuajse pa objektiva i hoqën nga duart titullin kampion demave, e thënë kjo për të kuptuar se arsyetimi i shmangjes së çfarëdo marrëveshjeje nuk qëndron kur luhet derbi. Ky derbi i fundit sezonal, duhet të shkëputet nga çdo takim tjetër i Superiores, sepse jo vetëm që meriton të luhet veçmas, por edhe pse eklipson çdo ndeshje tjetër.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...