Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Derbi i kryeqytetit, policia e Romës me plan special masash

Duke filluar nga nesër në orën 19:45, kjo do të jetë një fundjavë e mbushur me ndeshje derbi, jo vetëm në Shqipëri me sfidën Tirana-Partizani, por edhe në kampionatin spanjoll me derbin e Madridit, Real-Atletico dhe në kampionatin italian me derbin e kryeqytetit, Roma-Lazio.

Pikërisht kjo e fundit ka përfunduar shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të tensioneve të krijuara mes tifozërive të të dy skuadrave, ndaj jo më kot në vitet e fundit derbi i kryeqytetit italian është luajtur gjithmonë ditën.

Edhe këtë herë sfida do të startojë në orën 15:00, ndërsa në stadiumin “Olimpico” pritet të ketë mbi 45 mijë tifozë dhe policia e kryeqytetit italian po merr të gjitha masat për të përballuar me sukses organizimin e kësaj ndeshjeje.

Kështu portat e stadiumit do të hapen të paktën dy orë para, ndërsa forca të shumta policie do të monitorojnë hap pas hapi zhvendosjen e tifozërive drejt “Olimpicos”, por edhe shpërndarjen e tyre pas përfundimit të sfidës.

Gjithashtu është dhënë një urdhër që të shmanget sa më shumë trafiku në zonën përreth stadiumit, si të mos shiten bileta parkimi, në parkingjet pranë, për të pasur sa më shumë zonë të lirë dhe për të menaxhuar mirë situatën.

Sfida Roma-Lazio do të luhet të shtunën në orën 15:00 dhe do të transmetohet live në Supersport 2, ashtu si derbi i Madridit, që do të kurorëzojë një të shtunë të mbushur me emocione, ku nuk do të mungojnë as sfida si Napoli-Juventus dhe Chelsea-Liverpool.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...