Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

Derbi i Kupës, Simeone: Ancelotti më i miri, dua të mësoj prej tij

Real Madrid-Atletico Madrid është dueli më i fortë i fazës çerekfinale të Kupës së Mbretit. Dy skuadrat kryeqytetase do të përballen mes tyre në “Santiago Bernabeu” (e enjte, 21:00).

Diego Simeone analizoi lojtarët kundërshtarë, ndërkohë që u ndal edhe te Carlo Ancelotti, një trajner të cilin e vlerëson shumë dhe përpiqet ta imitojë.

Reali ka shumë yje. Në duhet të luajmë futbollin tonë për t’i vënë ata në vështirësi. Nuk mund të veçoj asnjë futbollist të Realit, pasi ai klub ka shumë lojtarë të rëndësishëm.

Janë një skuadër shumë kompetitive. Ne duhet të zbresim në fushë plot entuziazëm dhe me dëshirën e madhe për t’i mposhtur.

Ancelotti? Do doja shumë ta njihja dhe të mësoja prej tij. Carlo më duket një njeri shumë i mirë dhe një trajner i madh”, u shpreh Cholo Simeone.

Argjentinasi ka edhe një sugjerim në lidhje me rregulloren e dueleve të Kupës: “Në situata të caktuara, koha shtesë duhet të hiqet. Duhet të shkojmë direkt te penalltitë“.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...