Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Derbi i Londrës pa fitues, Arsenali “heroik” me 10 lojtarë

Chelsea dhe Arsenali ndajnë pikët (2-2) në derbin e Londrës, ku për më shumë se 65 minuta “Topçinjtë” luajtën me një lojtar më pak, pasi David Luiz ndërhyri në mënyrë të gabuar si lojtar i fundit, duke i mohuar golin sulmuesit kundërshtar.

Një goditje e rëndë për skuadrën e drejtuar nga Mikel Artetat, që humbi një futbollist si dhe pësoi gol nga pika e bardhë e penalltisë, ku u tregua i saktë Jorginho (26’).

E pabesueshme sesi Chelsea, edhe pse me një lojtar më shumë, nuk përfitoi nga situata, përkundrazi, u ndëshkua nga talenti Martinelli në minutën e 63-të, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Emocione të mëdha në fundin e sfidës, me blutë e Lodrës që kaluan për herë të dytë në avantazh me golin e Azpilucuetas, por vetëm tre minuta para fundit të kohës së rregullt Bellerin barazoi rezultatin me një goditje prirët me portën, që nuk u kontrollua dot nga Kepa.

Rezultati nuk ndryshoi më në minutat e mbetura, me Chelsea-n që la dy pikë në këtë derbi të zhvilluar në “Stamford Bridge”, duke mos e shfrytëzuar superioritetin numerik për minuta të tëra.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...