Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Derbi i Londrës, spektakli i Chelsea-Arsenal këtë të dielë vetëm në “SuperSport”

Londra dhe Premier League kthejnë sytë nga derbi Chelsea – Arsenal, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Premier League.

Një sfidë e cila premton shumë emocione dhe në Stamford Bridge do të luhet për gjithçka dhe që për ndjekësit shqiptarë do të transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 2”. 

Klasifikimi tregon një diferencë prej 10 pikësh midis të dyja skuadrave, me Arsenal që kryeson me meritë deri në këtë pikë të edicionit me 31 pikë, ndërsa Chelsea pozicionohet si forcë e 6 e kampionatit me 21 pikë.

Dy skuadra të ndryshme në formë, por me një mision, pasi të dielën, Chelsea dhe Arsenal do të zbresin në fushën e lojës vetëm për fitore, pasi është një përballje, që nuk luhet vetëm për tri pikë apo për klasifikim, por edhe për histori dhe lavdi.

Skuadra e Potter prezantohet në këtë përballje pas disfatës 4-1 ndaj Brighton, ndërsa nuk fiton në kampionat prej tre ndeshjesh, por nuk e njeh humbjen në shtëpi, me 3 fitore dhe dy barazime.

Në krahun tjetër, ekipi i Mikel Arteta-s zbret pas suksesit bindës ndaj Nottingham me rezultatin 5-0, ndërkohë është skuadra me rendimentin më të mirë në transfertë, pasi pas 6 ndeshjeve të para ka koleksionuar 4 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje atë ndaj Manchester United.

Sa i përket ndeshjeve të fundit direkte, Arsenal doli me pikët e plota nga transferta e fundit pas suksesit 2-4, ndërkohë Chelsea nuk fiton në shtëpi në Premier League ndaj Arsenal nga 18 gushti i vitit 2018.

Kjo do të jetë ndeshja numër 206 në të gjithë historinë, me Arsenal që kryeson me 80 fitore, kundrejt 66 të Chelsea, ndërsa 59 ndeshje janë mbyllur në barazim.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...