Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Derbi i Madonninës/ “E kaluara nuk ka rëndësi”, Pioli: Më parë mbollëm, tani do korrim

Pioli
Pioli

Gjithçka është gati në “San Siro” për derbin e parë mes Milan dhe Inter, i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Duke folur në konferencën për mediat në prag të ndeshjes, që do të luhet të martën në orën 21:00 dhe që do transmetohet për audiencën shqiptare në Supersport 2, trajneri i “Djallit”, Stefano Pioli tha: “Ky është vetëm raundi i parë, por ne jemi të përqendruar. Tani e kaluara nuk ka më rëndësi, jemi në një moment vendimtar të sezonit, po luajmë për gjysmëfinalen dhe vendin e parë në ligë.  Ne mund të bëjmë shumë më tepër se daljet e fundit, kemi mbjellë shumë dhe tani është koha për të korrur”.

Më tej, tekniku ka folur edhe për gjendjen e Zlatan Ibrahimovic, për të cilin theksoi se jo vetëm në derbin e Madonninës, por nuk dihet ende nëse do jetë pjesë edhe e ndeshjes kundër Napolit.

“Ai është më i mirë, por nuk e di nëse do të jetë në dispozicion për Napolin. Duhet të vlerësohet dita-ditës”,-theksoi Pioli.

Takimi i kthimit për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë mes Milan dhe Inter do të zhvillohet më 20 prill në orën 18:00.
[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...