Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Derbi i Madonninës me tifozë? Autoritetet italiane marrin hapjen e stadiumeve

Në Itali vijon diskutimi në lidhje me mundësinë e hapjes graduale të stadiumeve për publikun, ndonëse vendimi më i fundit i Komisionit Shkencor Teknik ka qenë që impiantet të vijojnë të jenë të mbyllur deri në fund të muajit shtator.

Ministri italian i sporteve Vincenzo Spadafora u shpreh optimist se në fund të shtatorit do të ketë një tjetër rivlerësim të situatës dhe mund të nisë hapja graduale e stadiumeve, ndërsa në të njëjtën linjë ishte edhe nën sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë Sandra Zampa.

“Momentalisht jemi përqendruar të monitorojmë situatën pas hapjes së shkollave dhe nëse do të jemi me numra të pranueshëm, në tetor do të marrim në konsideratë hapjen e pjesshme të stadiumeve. DO të ishte mirë që në derbin e 17 tetorit mes Interit e Milanit, të kishte edhe publik. Gjithsesi duhet të kuptoni se me hapjen e stadiumeve për publikun, do të rritet ndjeshëm edhe numri i udhëtarëve në transportin publik, ndaj jemi të rezervuar për të bërë hapa përpara”, u shpreh Zampa.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...