Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Derbi i Madonninës, Pato: Përballje e vështirë, ja kush shënon sot

Derbi i Milanos është zemra e qytetit që ka kulturë, modë dhe gjithçka tjetër, megjithatë në derbi çdo gjë tjetër në qytet ndal”,- me këto fjalë e përshkroi Alexandre Pato ndeshjen Inter-Milan që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “San Siro” dhe është takimi i dytë i gjysmëfinale së Kupës së Italisë mes këtyre dy skuadrave, me përballjen e parë që u mbyll me barazimin 0-0.

Ish-lojtari i “kuqezinjve” të Italisë, i cili tashmë luan në Orlando theksoi për “La Gazzetta dello Sport” se përballja e mbrëmjes së sotme do të jetë shumë e vështirë, por ai sheh si fitues “Djallin”, ndërsa më tej sulmuesi shton se në këtë supersfidë mund shënojë Giroud ose Leao.

“Sot do të jetë një ndeshje e vështirë, me “Djallin” që nuk mund të ndalet. Trofeu ndahet nga pak pikë dhe “kuqezinjtë” mund ta fitojnë atë, me kundërshtarët që pritet të japin maksimumin në Kupën e Italisë. Po mendoj dhe sipas meje lojtari vendimtar në këtë përballje do të jetë Giroud, Leao po ashtu mund të gjejë rrjetën.”-theksoi Pato.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....