Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Derbi i Manchesterit ndizet në merkato, City pas objektivit të United

Në klubin e Manchester City duket se po përgatiten për një merakto verore të nxehtë. Teksa janë drejt përfundimit të marrëveshjes me Erling Haaland, drejtuesit e The Citizens po mendojnë t’i bëjnë edhe një tjetër dhuratë trajnerit Pep Guardiola. Objektivi është Declan Rice i West Ham, i cili prej kohësh ndiqet nga Manchester United.

Mirëpo, blutë e Manchesterit duket se janë më të gatshëm të shpenzojnë për mesfushorin dhe i kanë kërkuar informacion klubit të West Ham lidhur me të ardhmen e lojtarit të kombëtares angleze. Rice kërkon me padurim një aventurë të re duke qenë se synon të fitojë trofe madhorë në karrierë dhe deri më tani ka refuzuar tre oferta të West Ham për rinovimin e kontratës.

City mund të jetë destinacioni i duhur me teknikun Pep Guardiola që do t’i shtonte organikës së tij klas dhe muskuj në repartin e mesfushës. Problem i vetëm është kërkesa e lartë prej më shumë se 100 milionë paund që West Ham pretendon për shërbimet e 23-vjeçarit, megjithatë City ka treguar se është në gjendje të bëjë çmenduri në merkato.

Nëse ia del të transferojë Rice, atëherë City do të siguronte një nga mesfushorët më të mirë në Premier League ndërsa nga ana tjetër do t’i jepte edhe një goditje rivalëve nga i njëjti qytet.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...