Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Derbi i Manchesterit, ora 17:30, “Djajtë e Kuq” në presion për zonën Champions

Derbi i Qytetit të Mancesterit United – City do të zhvillohet për herë të katërt në këtë sezon të futbollit anglez dhe kurioz është fakti që në tri përballjet e mëparshme, ku përfshihen natyrisht edhe sfidat në Kupën e Ligës, ndeshjet janë fituar gjithmonë nga skuadrat udhëtuese. Këtë herë favorin e fushës e ka United, që ka privilegjin për të luajtur takimin në “Teatrin e Ëndrrave”, në një duel që në mënyrë të kuptueshme u nevojitet shumë më tepër “Djajve të Kuq”.

Në konferencën e tij për shtyp, trajneri i kampionëve në fuqi, Pep Guardiola, përveç derbit foli gjithashtu edhe për gjendjen e organizatorit Kevin De Bruyne si dhe lojtarit gjerman Leroy Sane, që është shumë pranë rikthimit, madje javën e kaluar futbollisti me origjinë senegaleze u aktivizua në ndeshjen Arsenal – Manchester City të 23-vjeçarëve.

Trajneri spanjoll deklaroi fillimisht se i pëlqejnë ndeshje të tilla dhe se një derbi mbetet gjithmonë i veçantë, sidoqoftë Pep rrëfeu se këtë herë situata ndryshon, pasi këtë radhë skuadra e tij luan thjesht për t’u përmirësuar dhe jo për të fituar titullin, ndërsa për United ky takim është tepër i rëndësishëm, sepse “Djajtë e Kuq” luajnë për të siguruar zonën Champions.

Manchester City kërkon fitoren e katërt radhazi në Stadiumin Old Trafford, sidoqoftë “sky blues” do të jenë pa mbrojtësin Aymeric Laporte, por gjithsesi do të rikthehet mes shtyllave për “Citizens” braziliani Ederson, që në dy ndeshjet e fundit u zëvendësua nga portieri tjetër Claudio Bravo.

Në krahun tjetër duke marrë në konsideratë kalendarin e skuadrave të tjera, ekipi i drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer ka nevojë patjetër për pikë, në këtë derbi, megjithatë trajneri norvegjez u ankua për caktimin e datave, sepse, siç dihet, City luajti në FA Cup ditën e mërkurë, ndërsa United zbriti në fushë të enjten në mbrëmje në “Pride Park”, në një ndeshje ku, ndonëse me shumë ndryshime në formacion, “Djajtë e Kuq” mposhtën 3-0 Derby County-n, ekipin aktual të ish-sulmuesit legjendar të klubit Wayne Rooney.

Në përballjen e fundit ndërmjet tyre në “Teatrin e Ëndrrave” ekipi i Guardiolës triumfoi 3-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Ligës, falë një leksioni të mirëfilltë të ofruar në pjesën e parë të takimit, madje rezultati duhej të ishte akoma edhe më i thellë, sidoqoftë në lidhje me këtë trajneri Ole Gunnar Solskjaer tha se këtë herë për të bërë më mirë sesa ekipi kundërshtar futbollistët e tij duhet të kontrollojnë më mirë veten dhe emocionet e tyre.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...