Serie A

Derbi i Milanos spostohet në merkato, dy klubet në garë për një mbrojtës

Pasi dështoi të marrë holandezin Sven Botman, Milani ka kthyer sytë nga Serie A dhe pikërisht nga serbi Nikola Milenkovic, i cili është në vitin e fundit të kontratës me Fiorentinën dhe ndiqet njëkohësisht edhe nga Interi.

Zikaltrit kanë arritur një marrëveshje paraprake për një kontratë 4-vjeçare me pagë 2 milionë euro në sezon, teksa agjentin Fali Ramadani ka garantuar që kartoni i mbrojtësit mund të merret për maksimumi 15 milionë euro nga Fiorentina.

Megjithatë te Inter nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje pa shitur më parë sllovakun Skriniar, ndaj nga kjo situatë shpreson të përfitojë Milani, që ka trokitur menjëherë në dyert e Fiorentinës për të bërë ofertën e vet.

Momentalisht vlen të theksohet se Interi është dukshëm më i avantazhuar, por nëse zikaltrit nuk lëvizin shpejt, atëherë Milani mund fitojë terren dhe ta veshë kuqezi mbrojtësin serb, që spikat prej tre sezonesh në Serinë A.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency