Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Derbi i munguar, rikthehet Tirana-Partizani

Rikthehet sërish për të na dhuruar emocionet më të mëdha. Nëse ka dicka që i ka munguar më shumë se cdo gjë kampionatit që u mbyll është padyshim derbi. Një Tirana – Partizani është gjithmonë e pazëvendësueshme, për vetë historinë, rivalitetin dhe ndjesinë e pakrahasueshme që ofron. Luftojnë apo jo për titull, renditen në krye mes, apo fundin e tabelës pak rëndësi ka, për tifozët e kryeqytetit dhe jo vetëm, është nëna e të gjitha ndeshjeve, e pamundur të zëvendësohet qoftë edhe nga një sfidë titulli, unike në gjithë atmosferën që përcon.

Derbi ju ka munguar të gjithëve, bardheblu apo të kuq, lojtarë drejtues apo tifozë me zor e presin, dhe si gjithmonë edhe këtë vit premton fishekzjarrët e zakonshëm.

Tirana dhe Partizani  kanë axhendë të ndryshme për verën, me të kuqtë që janë më para me përgatitjet pasi luajnë në Europë, por në fillimin e tij do të jenë njësoj, gati të dyja skuadrat si gjithmonë me objektiva madhore sic historia u dikton. Kryeqytetit i mungon një titull kampion prej 8 vitesh, e fundit e ka fituar Dinamo në 2010, Tirana nuk e fiton që nga 2009-ta, Partizani që nga 93, e pamundur të thuash nëse sezoni i ardhshëm do ta risjellë titullin në kryeqytet, kampionati ndërkohë ka rifituar derbin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...