Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Derbi i Ruhrit me Schalken, vendimtar për fatin e Bosz te Dortmundi

Më 6 qershor, kur Peter Bosz u emërua si trajneri i Borusias së Dortmundit, duhet të kenë qenë fare të pakët ata që mund të kenë parashikuar skuadrën “verdhezi” pa asnjë fitore në 8 ndeshje radhazi, kampionat dhe Champions.

6 muaj më pas, trajneri holandez duket në udhëkryq dhe rrezikon seriozisht, nëse ekipi pëson një tjetër disfatë në derbin e Ruhrit me Shalken. Gjithçka filloi mirë për Peter Bosz dhe të gjithë ishin të lumtur në ambientin “verdhezi”, teksa Borusia dominoi fillimin e Bundesligës, duke grumbulluar 19 pikë nga 21 të mundshmet në 7 javët e para të kampionatit gjerman. Kohët kaluan shpejt dhe pak prej dëmtimeve e ca më shumë prej ndërprerjeve për shkak të sfidave eliminatore të skuadrave përfaqësuese, befas klubi nga Dortmundi ka harruar se si fitohet një ndeshje futbolli, teksa numëron vetëm 1 pikë në 5 sfidat e fundit në kampionat.

“Revierderby”, siç është pagëzuar nga tifozët vendas, ndoshta vjen pikërisht në momentin e duhur, pasi Borusia ka nevojë jo vetëm për rezultat, por gjithashtu edhe për të ndryshuar një ecuri të frikshme që po e nxjerr rrezikshëm edhe jashtë zonës evropiane. Shumë futbollistë janë larguar dhe mbrojtja duket reparti më i nëpërkëmbur, në një skuadër që luan një futboll tepër tërheqës, por që shkatërron gjithçka falë finalizimeve amatore të lojtarëve të saj dhe mbi të gjitha, ‘hedh në erë’ ndeshjet me gabime të tmerrshme në prapavijë, pasi ekipi ka pësuar 14 gola në 5 takimet e fundit, gjë që nuk ndodhte prej plot 26 vjetësh.
Reus, Rode, Piszczek dhe Durm do të vazhdojnë të mungojnë, ndërsa në dyshim mbeten Burki, Sokratis dhe Pulisiç, megjithatë të tjerët dalin e teprojnë dhe kurrsesi nuk mund të justifikohet fakti që Borusia nuk është në gjendje të fitojë asnjë nga 2 përballjet me klubin qipriot APOEL Nicosia.

Sikur të mos mjaftonte kriza e thellë që ka mbërthyer Dortmundin, në krahun tjetër rivalët e urryer të Schalkes po fluturojnë lart dhe nuk njohin humbje prej 2 muajsh në kupë dhe kampionat. Si pa u ndjerë, klubi nga Gelsenkirsheni ka shfrytëzuar në maksimum kalendarin e favorshëm dhe si rrallëherë pozicionohet mbi Borusian e Dortmundit.

Në orën 15:30 në ‘Signal-Iduna-Park’, me shumë gjasa për këtë derbi do të rikthehet edhe lojtari i përfaqësueses, që kërkohet nga klubet më të famshëm të Kontinentit të Vjetër, Leon Goretzka, i cili pritet të rreshtohet prapa dyshes Franco Di Santo-Guido Burgstaller. Gjithsesi drejtuesit e “minatorëve” janë vërtet shumë të kënaqur për momentin, teksa skuadra është katapultuar në vendin e dytë në Bundesligë, me 3 pikë më shumë sesa “verdhezinjtë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...