Kategoria Superiore

Derbi i Shqipërisë, shans reagimi për dy skuadrat

Në një kohë kur interesantja e shortit të cerekfinaleve të Kupës është se vë përballë dy prej dueleve që luhen në fundjavën e kampionatit, pikërisht ai mes Partizanit dhe Lacit, si dhe Teuta – Kukësi, në javën e 21 të Superiores vëmendje kryesore meriton padyshim derbi i Shqipërisë. Luhet Vllaznia- Tirana, përballja mes dy skuadrave mëme traditë në vend, që ky sezon i shikon në pozicione shumë të ndryshme nga ai i kaluari e megjithatë, në këtë ndeshje vijnë me të njëjtin obligim, atë për të reaguar. Vllaznia ka bërë deri më tani një kampionat të shkëlqyer, që ka mbrujtur ambiciet për titullin, por në javët e fundit skuadra nuk ka patur shkëlqimin e mëparshëm, vetëm një fitore në 5 ndeshje, ndërsa në Korçë rrezikoi seriozisht të humbiste për Skënderbeun.

Thomas Brdaric dhe të tijtë duhet të gjejnë kthesën në derbi për të mos komplikuar edhe më tepër misionin në një kampionat ku ndjekësit nuk po dinë të ndalen dhe kanë reduktuar diferencën. Tirana në krizë të plotë pas humbjeve me Kukësin dhe Teutën, ka humbur busullën, mbrojtja e titullit kampion është një mirazh i largëm e ndërkohë Europa një destinacion gjithnjë e më i vështirë. Gjithsesi te të dyja skuadrat kanë motive për të besuar se te prestigji i derbit do të gjejnë forcën ekstra për të bërë kthesën.

Te Vllaznia Brdaric ka dyshimin e vetëm rikthimin e Herald Markut, ndërsa i kthehen Isaevski, Demir Imeri dhe Eni Imami pas pezullimit. Te Tirana Orges Shehi ka rimarë timonin e skuadrës dhe përgatit sfidën ku dhimbjet e kokës nuk i mungojnë, nuk do të ketë Hoxhallarin dhe Najdovskin, dyshen e mbrojjtjes por ndërkohë pret rikthimin e Agustin Torasës që është duke zhvilluar seancat stërvitore me grupin. Prezenca e argjentinasit mbetet për tu parë, por me apo pa të, bardheblutë duhet të reagojnë, të njëjtën gjë synon edhe Vllaznia, se kush mund t’ia dalë, mund ta thotë vetëm Derbi i Shqipërisë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency