VIDEO/ Derbi i shqiptarëve, atmosferë fantastike në Shkëndija Tetovë-Shkupi

Java e 32-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut ka përplasur Shkëndijën e Tetovë me Shkupin në “Ecolog Arena” në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga tifozët e të dyja skuadrave. Në tribunat e këtij impianti, në momenti që skuadrat dolën në fushë u shpalos flamuri shqiptar nga tifogrupi Ballistët si dhe u kënduan këngë patriotike.
Kujtojmë që Shkupi, me bazë në lagjen shqiptare Çair, është shpallu kampion i Maqedonisë së Veriut për herë të katërt në histori. Ndërkohë Shkëndija kërkon të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në Confernce League sezonin e ardhshëm. Pavarësisht atmosferës së krijuar, takimi përfundoi me rrjeta të paprekura.
Rezultatet e javës së 32-të
Akademija Pandev – Rabotnicki 2-1
Bregalnica Stip – Tikves 1-0
Makedonija GP – Struga 1-3
Pelister – Borec 2-1
Renova – FK Skopje 2-0
Shkendija – Shkupi 0-0
