Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani-Tirana, derbi i “të plagosurve”, më 13 dhjetor në “Air Albania”

Të plagosur në derbi, luhet më 13 dhjetor, ora 19:00, në luksin e impiantit modern “Air Albania”. Kapaciteti prej më shumë se 21 mijë vendesh heq stresin e pamundësisë së gjetjes së një bilete për tifozët e të dyja skuadrave. Por Partizani dhe Tirana nuk shkojnë në këtë derbi të dytë sezonal ashtu siç do të donin. Të kutë u mposhtën 2-1 në “Adush Muça” nga Bylisi dhe tani ndiejnë më shumë se kurrë dihatjen e Kukësit. Ishin pikërisht verilindorët, nënkampionët e sezonit të kaluar, që i shkaktuan një traumë të vërtetë Tiranës para derbit.

Partizani nuk do të ketë në përbërje për sfidën me bardheblutë Bruno Telushin, i ndëshkuar më karton të kuq ndaj Bylisit, por as bardheblutë nuk janë më mirë, pasi Ahmataj nuk do të ketë në dispozicion as Cale e as Dungën, po për arsye pezullimi, pasi kanë plotësuan numrin e kartonëve të verdhë për të munguan në takimin e radhës. Në dyshim janë Tefik Osmani, Edon Hasani dhe Cobbinah, që u detyruan të lënë para kohe ndeshjen për shkak të probleme fizike.

Përtej mungesave dhe problemeve që kanë ekipet respektive, derbi mbetet derbi, mund të shërbejë për të shëruar plagët e për t’u katapultuar, por mund të shkaktojë një tërmet të fuqishëm, “magnituda” e të cilit mund të rrëzojë “stola”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...