Inter dhe Milan luajnë derbin për javën e tretë të Serie A, teksa dy skuadrat vijnë me pikë të plota duke u shfaqur në këtë fillim të sezonit si favoritet për triumfin final. Në lidhje me derbin foli edhe një ish-lojtar i kuqezinjve, Massimo Ambrosini. Ky i fundit theksoi se Inter-Milan është derbi më i bukur në botë.
Lexoni edhe:
- Sylvinho “fluturon” ulët: Edhe tri finale, s’mund të mendojmë që jemi kualifikuar
- Ndryshon pronësia, Everton blihet nga fondi që zotëron Genoa, Hertha Berlin dhe shumë klube të tjerë
- Gol dhe asist tek Antwerpi, sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë (video)
- VIDEO/ Më i miri i ndeshjes, Tuci i jep fitoren Lokomotivës së Zagrebit
“Skuadrat milaneze janë rikthyer dominuese. Është pak e vështirë të gjesh favorit në këtë ndeshje, Interi është shumë i vetdijshëm për forcën që zotëron dhe Inzaghi nuk i trembet më faktit që konsiderohet favorit. Këto skuadra janë bërë protagoniste edhe në Europë, megjithatë duhet të tregojmë respekt edhe për Napolin me Lazion. Gjithsesi, Inter-Milan është derbi më i bukur në botë”, u shpreh Ambrosini.
Ndeshjen mes Inter dhe Milan mund ta ndiqni në SuperSport duke nisur nga ora 18:00.
