Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Derbi me Tiranën, Partizani me tifozë nga Kosova

Tifozë nga Kosova për të qenë të pranishëm në derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, duel që mund të shpallë matematikisht kampion të kuqtë, pas 26 vitesh pritje. Mësohet se klubi i kuq u ka krijuar mundësinë tifozëve nga Kosova që të udhëtojnë drejt Tiranës duke u siguruar autobusët pa pagesë si dhe biletat e ndeshjes ndaj rivalëve.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Tiranës, mund të kontaktojnë me kryetifozin e Partizanit në Kosovë, Korab Elshanin.

Derbi kryeqytetas mes Partizanit dhe Tiranës zhvillohet të dielën, në orën 16:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Partizani është klubi më popullor në vend, por edhe në viset ku banojnë shqiptarë. Për këtë arsye, drejtuesit e kuq dëshirojnë një festë gjithpërfshirëse, me përfaqësues nga të gjitha trevat.

Kujtojmë se te Partizani vitet e fundit kanë dhënë kontribut lojtarë të shumtë nga Kosova dhe Maqedonia, disa prej të cilëve, si Rrahmani apo Fejzullahu, e kanë shfrytëzuar klubin e kuq si trampolinë për të kaluar në kampionate më të rëndësishme.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Itali

Me eliminimin nga Europa League në gjysmëfinale ndaj Romës, Milan mund ta konsideroje thuajse të mbyllur këtë sezon. Drejtuesit po mendojnë tashmë për merkaton...