Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Derbi milanez në shifra, avantazh i lehtë i “zikaltërve”

Inter – Milan, një derbi me rëndësi të vecantë për të dyja skuadrat e Milanos, pavarësisht se i përket vetëm javës 7-të të Serisë A. Milanit i nevojitet fitorja për të mos e kompromentuar sezonin që në tetor, ndërsa për Interin mbetet një provë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë.

Ky do të jetë derbi numër 167 në Serinë A. Në 83 sfidat e luajtura me Interin pritës, “zikaltrit” kanë fituar 30 herë, po 30 ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa 23 fitore i përkasin Milanit. Edhe golaverazhi është në favor të Interit 114/108. Nëse merren në konsideratë edhe sfidat me Milanin pritës, atëherë avantazhi i Interit thellohet me 61 fitore përkundrejt 51 të “kuqezinjve”, ndërsa barazimet janë 54. Gjithmonë duke iu referuar sfidave të kampionatit.

Për sa u përket përballjeve në total, në 218 ndeshjet e luajtura Interi kryeson lehtësisht me vetëm dy fitore më shumë, 77 përkundrejt 75 të Milanit, ndërsa plot 66 herë derbi është mbyllur pa fitues. Edhe në këtë rast, diferenca në gola është vetëm 2, 196 ka shënuar Interi dhe 194 Milani.

Milani nuk fiton prej 7 vitesh në shtëpinë e “kushërinjve”. Një tjetër kuriozitet i këtij derbi lidhet më të dy trajnerët. Spalletti dhe Montella kanë qenë shokë skuadre tek Empoli në përiudhën 1991 – 1993. Më pas Spalletti ka qenë trajner i Montellës, fillimisht tek Empoli në vitin 1994 dhe më pas te Sampdoria në sezonin 1998 – 1999. Hera e fundit e këtij bashkëpunimi trajner-futbollist ka ndodhur te Roma në vitet 2005 – 2009.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...