Abissnet Superiore

Derbi që vlen sa një titull, Partizani synon t’u shtyjë festën bardhebluve

Është e shtuna e derbit. Partizani dhe Tirana përplasen për herë të fundit këtë sezon. Luhet në “Elbasan Arena”, detaj që padyshim penalizon tifozët, por jo rivalitetin me armiqtë e përjetshëm që projektohen në një 90-minutësh plot emocione.

Tirana kërkon një fitore për të zyrtarizuar më në fund titullin kampion, prishja e festës nga Teuta nxehu gjakrat bardheblu me Xhixhën që u ndëshkua në finale duke humbur përballjen me të kuqtë.

Nuk do të jenë as Najdovski po për shkak kartonësh dhe Dejvid i dëmtuar. Pas dy shtyrjesh radhazi ndaj Laçit dhe Teutës, në kampin e Orges Shehit kryqëzojnë gishtat që kjo të jetë e treta e vërteta.

Me Laçin që luan më pas, ju duhet një fitore për të festuar titullin në fytyrën e rivalëve të përjetshëm, por edhe për ta mbyllur këtë sezon dominues kundër Partizanit. Për ta realizuar shërben motivimi ekstra i derbit me skuadrën që vjen pas dy humbjesh dhe 1 barazimi, seri që nuk kishte ndodhur kurrë më parë këtë sezon dhe trajnerin Shehi që ka akuzuar mungesën e përqendrimit.

Akoma më i madh motivimi te Partizani, kanë shansin për t’ju shtyrë festën rivalëve të mëdhenj, për të mos lejuar që ky sezon të mbyllet pa asnjë sukses ndaj Tiranës, dhe padyshim edhe për të blinduar zonën Europiane.

Partizani ka bërë një parakalim thuajse të pa mendueshëm në fillim të këtij viti dhe aktualisht ndodhet në vendin e tretë. Formacioni i Dritan Mehmetit vjen me frymën e duhur, pas një fitoreje personaliteti në stadiumin e Kukësit, skuadra funksionon, sulmi vjen pas 5 golash në dy ndeshjesh e fundit dhe tani shikon përpara shansin për një revansh ndaj Tiranës, për ta padyshim është ky momenti për të ngrohur zemrat e tifozerisë, në fund të fundit kot nuk thonë, “Një fitore në derbi vlen sa një titull kampion”.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency