Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Derbi që vlen shumë, Milan-Inter, “luftë” nervash në “San Siro”

Luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, Milan-Inter, sfidë që do të transmetohet nga SuperSport në orën 21:00. Milani dhe Interi janë në një kryqëzim rrugësh, që mund të vlejë një sezon të tërë, sepse rezultati i mbrëmjes së sotme në “San Siro” pa dyshim do të ndikojë edhe në kampionat.

Kuqezinjtë duan të përsërisin veten pas fitores së tri javëve më parë me dygolëshin e Giroud, ndërsa zikaltrit janë të etur për hakmarrje. Do të jetë një çështje nervash me dy skuadrat që kanë ngadalësuar garën e kampionatit dhe kanë nevojë për një shtysë të re. Një bonus vendimtar, që mund të vijë sonte.

Një derbi në 360°, por edhe Napoli është shumë i interesuar, sepse një humbje mund të ketë pasoja të rëndësishme, siç ka ndodhur me zikaltrit në tri javët e fundit. Një ndeshje që mund t’i japë drejtim edhe garës së titullit, sepse pakkush, për momentin, mendon për finalen e Kupës së Italisë.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 20 prill. Pra, të gjitha energjitë janë të përqendruara në një duel që, për momentin, ka shumë ngarkesë psikologjike.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...