Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Derbi shqiptarësh në finale, Gjimshiti-Berisha kundër Strakoshës

Pas 23 vjetësh Atalanta e sheh veten sërish në finalen e Kupës së Italisë. Skuadra e Gasperini konfirmoi sezonin e shkëlqyer që po zhvillon duke mposhtur 2-1 Fiorentinën në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë dhe duke prekur finalen për herë të 4-t në histori, aty ku në Olimpico të Romës ndaj Lazios do të tentojë të fitojë për herë të dytë trofeun.

Do të jetë edhe një derbi shqiptarësh finalja e këtij viti në Kupën e Italisë pasi Strakosha do të vendoset përballë Gjimshitit dhe Berishës. Për t’u kthyer te sfida, barazimi 3-3 në ndeshjen e parë nuk kishte demoralizuar aspak, Fiorentinën që e nisi ndeshjen menjëherë me gol me Luis Muriel që mposhti Gollinin pas asistit të Chiesës. Por nuk vonoi shumë dhe gjyqtari Calverese akordoi një 11-metërsh me Ilicic që mposhti Lafont për të rikthyer baraspeshën.

Në pjesën e dytë në minutën e 69-të argjentinasi Papu Gomez realizoi edhe golin e fitores dhe atë që vulosi kualifikimin e skuadrës së Gasperinit i shërbyer nga Ilicic. Në fund festa ishte e gjitha për Atalantën dhe tifozët zikaltër të cilët po i gëzohen formës fantastike që po shfaqin Duvan Zapata me shokë në këtë sezon. Fiorentina e Montellës në krahun tjetër humbi edhe mundësinë e vetme që kishte për të luajtur në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...