Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

“Derby della Madonnina” në shifra/ Milan-Inter, përballë statistikave në Kupën e Italisë

Kupa e Italisë rikthehet në fushën e blertë dhe në SuperSport, me derbin Milan-Inter në gjysmëfinalen e parë për këtë edicion.

Një klasike e futbollit italian që vendos përballë dy skuadrat e Milanos, në një edicion ku rivaliteti është i pranishëm edhe në kampionat. Kjo do të jetë sfida e tretë për këtë sezon, pas atyre të kampionatit dhe do transmetohet ekskluzivisht në Supersport 2.

Në fazën çerekfinale, e përbashkëta e Milanit dhe Interit ishte se eliminuan dy skuadrat e kryeqytetit, “kuqezinjtë” eliminuan Lazio-n, ndërsa Interi nxori jashtë garës Romën e Murinho-s. E njëjtë ishte edhe rruga në fazën e 1/8-ve, ku Milan kaloi Genoa-n në kohën shtesë, ashtu si “zikaltërit” ndaj Empolit.

Kjo do të jetë sfida e 26-të në historinë e Kupës së Italisë midis të dyja skuadrave, ndërsa në 25 takimet e mëparshme, Milan kryeson me 10 fitore, kundrejt 8 të Interit, ndërsa 7 takime janë mbyllur në barazim.

Për herë të fundit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, derbi i Milanos ishte në sezonin 1984-1985, me “kuqezinjtë” që siguruan finalen, por në fund u mundën nga Sampdoria.  Në total kjo do të jetë sfida numër 231, me Interin që kryeson me 84 fitore, kundrejt 78 të Milanit, ndërsa 68 takime kanë përfunduar në barazim.

E veçanta e këtij edicioni dhe këtij raundi është se ndeshjet do të luhen me dy takime dhe do të përdoret rregulli i golit në fushën kundërshtare, ndërsa ky rregull do të ndryshojë në përfundim të këtij edicioni.

Interi për herë të fundit ka vendosur “duart” te trofeu i dytë për nga rëndësia në Itali në vitin 2011, ndërsa në total e ka fituar atë 7 herë, ndërkohë “kuqezinjtë” krenohen me 5 trofe, ndërsa për herë të fundit e kanë fituar në vitin 2003, me të dyja skuadrat që e kanë prekur shumë herë finalen, Milani plot 14 herë, ndërsa “zikaltërit” 13 herë.

Sa i përket mungesave në derbi, Stefano Pioli nuk do të ketë të gatshëm Sandro Tonalin dhe Simon Kjaer, ndërsa me shumë mundësi do të mungojë edhe Zlatan Ibrahimovic. Në krahun tjetër, Simone Inzaghi i bën llogaritë pa Joaquin Correa dhe Robin Gosens, por pavarësisht mungesave, derbi mbetet një derbi dhe asgjë nuk e zbeh, në një sfidë që premton shumë në aktin e parë të saj.
[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...