Inter siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalet e Champions League edhe pse në ndeshjen e kthimit barazoi 3-3 në “San Siro” përballë Benfica-s.
Në raundin tjetër, “zikaltërit” do të vendosen përballë një kundërshtari të njohur, rivalëve historik, Milan.
Lexo edhe:
- Seferi në radarët e klubit gjerman, pritet oferta në fund të sezonit
- Në Spanjë e bëjnë fakt, UEFA gati të përjashtojë Barcelonën nga Europa
- Jo vetëm Josa për stolin, Drita projekton rikthimin e bujshëm
- VIDEO/ “Fair Play” i sulmuesit, fiton respektin e tifozëve dhe kundërshtarëve
Kështu, “Derby della Madonnina” rikthehet pas 20 vitesh në këtë fazë të Champions League, pasi më parë të dyja skuadrat ishin përplasur në sezonin 2002-2003.
Në atë edicion, “kuqezinjtë” triumfuan falë golit në fushën kundërshtare, pasi sfida u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 1-1.
Në sfidën e parë, të luajtur më 7 maj 2003, Milan – Inter u mbyll pa gola, ndërsa në sfidën e kthimit, Shevchenko shënoi për “Djallin”, ndërsa Obafemi barazoi për Interin.
Atë edicion, Milan jo vetëm u kualifikua, por edhe vendosi duart te trofeu duke mundur në finale një tjetër skuadër italiane, Juventusin.
Milan-Inter vendosen përballë njëra-tjetrës për herë të tretë në histori sa i përket Champions-it, pasi më vonë u përplasen në çerekfinalet e edicionit 2004-2005, ku Milan përsëri u kualifikua.
