Serie A

Dermaku i lumtur për debutimin: Dëmtimi nuk është serioz!

Pas 2 ndeshjeve si titullar me kombëtaren shqiptare ku bëri paraqitje shumë të mira si me Turqinë ashtu edhe me Moldavinë, Kastriot Dermaku përfitoi nga dëmtimi i veteranit Bruno Alves për të debutuar në Serie A me fanellën e Parmës. Në sfidën ndaj Genoas të cilin skuadra emiliane e fitoi me rezultatin e thellë 5-1, Dermaku u aktivizua që nga fillimi ndërkohë që u zëvendësua në minutën e 75-të nga trajneri D’Aversa për shkak të një dëmtimi të lehtë. Pas ndeshjes Dermaku foli për mediat italiane ku nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë fitore të rëndësishme.

Debutimi? “Për mua ishte një emocion i jashtëzakonshëm, sepse kam një moshë të caktuar, 27 vjeç. Shokët më kanë ndihmuar shumë. Jam shumë i lumtur, pasi shfrytëzuam çdo mundësi që kishim”.

Zëvendësimi? “Kam pasur dhimbje, mbase isha pak i lodhur, por asgjë, kaq”.

Kombëtarja? “Falënderoj stafin që më dha besim pavarësisht se nuk luajta te Parma. Ata më dhanë minuta në këmbë, duke më bërë të luaja në ndeshje të rëndësishme. Babai im vetëm mësoi që unë po luaja dhe erdhi menjëherë nga Kosova”.

Vazhdimësia? “Ne duhet të punojmë, siç po bëjmë çdo stërvitje. Sa më shpejt të arrijmë te goli, aq më mirë. Stimuli dhe motivimet bëjnë ndryshimin. Tani le të shohim se si trajneri do vendosë të përgatisë ndeshjen kundër Interit. Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency