Kombëtare

Dermaku, mesazh Edy Rejas: Pres ftesën në Kombëtare

Kastriot Dermaku, rezultoi njeriu i ndeshjes në fitoren 1-0 të skuadrës së tij, Cosenza, ndaj Spezias në Serine B, në Itali. Ishte i pari finalizim në këtë ligë, por që i dha tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij për objektivin mbijetesë.

“A është arritur shpëtimi? Nuk e di sa pikë kanë grumbulluar të tjerat, por le të themi që synimi ynë ishte të kalonim 40 pikë dhe ia kemi dalë mbanë 3 ndeshje para fundit. Ishte një gol shumë i rëndësishëm për mua, i pari në Serinë B,” – deklaroi mbrojtësi shqiptar, i grumbulluar në Kombëtare nga Cristian Panucci.

Goli dhe forma e treguar me Cosenza-n është edhe një mesazh për trajnerin e sapoemëruar të Shqipërisë, Edy Reja, që duhet ta ketë në konsideratë për ndeshjet e qershorit.

“Kombëtarja? E dija që do të ishte e vështirë të kisha vazhdimësi, sepse u kthyen edhe qendërmbrojtësit e tjerë. Unë e pres thirrjen dhe do të shkoj me shumë dëshirë në Kombëtare.

Për Dermakun ka patur interes nga Turqia, me konkretisht nga Besiktasi, por mbrojtësi shtatlartë thjesht pranon që do të jetë e vështirë të rinovojë me Cosenza-n.

“Kemi folur gjatë javës për rinovimin, por situata është paksa e ndërlikuar. Kam patur ndonjë kontakt me klube të tjera, por asgjë konkrete. Po më skadon kontrata por le të presim edhe pak.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency