Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Deschamps: Danimarka e nënvlerësuar, na kanë shkaktuar telashe

Franca përballet me Danimarkën të shtunën dhe në prag të këtij dueli ka dalë para mediave trajneri Didier Deschamps. Fillimisht ai u pyet nga gazetarët për ndryshimet që do të bëjë në krahasim me sfidën kundër Australisë.

“Mund të bëj gjithçka me formacionin. Ndaj Australisë, veç golit, gabuam edhe në katër situata të tjera që duhet t’i menaxhojmë më mirë. Është e qartë se çdo herë ka gjëra që mund të përmirësohen, edhe pse kemi treguar shumë cilësi në fazën sulmuese.

Idealja është që të jesh i rrezikshëm në sulm dhe të mos pësosh gol. Le t’i afrohemi ndeshjes perfekte. Pastaj, nëse do të ndryshoj diçka në ekip apo jo, ua lë ju të flisni e të debatoni”, tha Deschamps.

Tekniku analizoi edhe Danimarkën, që i mundi kampionët e Botës dy herë në Nations League sezonin e fundit. “Danimarka është ekip i nënvlerësuar, në krahasim me vlerën reale që ka. Na kanë bërë të vuajmë shumë.

Duhet ta ndryshojmë këtë trend në ndeshjen e së shtunës. Ne e njohim Danimarkën, ata na njohin ne, por ndeshjet e qershorit, shtatorit dhe kjo në Kupën e Botës janë ndryshe nga njëra-tjetra për momentin që të dyja skuadrat po kalojnë”, përfundoi Deschamps.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...