Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Deschamps i prishi planet, por Zidane mund të marrë drejtimin e “Seleçaos”

Zinedine Zidane po mendon seriozisht të pranojë ofertën e Brazilit. Francezi mund të marrë drejtimin e pesë herë kampionëve të botës pas largimit të Tite, i cili dështoi në Katar, pasi synimi ishte fitimi i trofeut.

Ish-trajneri i Realit të Madridit prej kohësh është përfolur për të marrë drejtimin e Francës, por me sa duket, “Gjelat” do të vijojnë me teknikun Didier Deschmaps dhe Zidane po mendon seriozisht të marrë drejtimin e Brazilit.

Vetë mediet franceze e kanë bërë të ditur lajmin e interesimit të pesë herë kampionëve të botës për Zidane, por ai nuk është kandidati i vetëm, pasi gjithashtu në pritje janë edhe Pochettino, Thomas Tuchel dhe Rafael Benitez.

Gjithçka pritet të saktësohet në ditët e para të vitit të ri, aty ku do të vendoset se çfarë do të bëhet  me Deschamps. Shpresat janë që ai të firmosë një kontratë të re pas arritjes së një tjetër finaleje në kupën e botës, ndërsa Zidane do të konsideronte seriozisht marrjen e Brazilit, pasi është i papunë që prej majit të vitit 2021, kur u largua nga Reali i Madridit.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...