Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Deschamps: Mendy i pafajshëm, por u dënua nga “Gjykata” e medias. Te Franca i ka dyert e hapura

Benjamin Mendy ishte një nga protagonistët e suksesit të Francës në Botërorin Rusi 2018 dhe për shumë vite, ai ishte një element thelbësor në organikën e Deschamps.

Megjithatë, karriera e tij u ndal afro dy vite më parë kur mbrojtësi, në atë kohë pjesë e Manchester City u akuzua për disa raste përdhunimi. Pas pafajësisë, Mendy i është rikthyer përsëri botës së futbollit, me lojtarin që në këtë merkato ka firmosur me Lorient në Ligue 1 dhe burime pranë tij bëjnë me dije se ai ëndërron të veshë sërish fanellën e kombëtares.

Lexo edhe: 

Lidhur me këtë temë, së fundmi ka folur edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps.

“Në përgjithësi dhe nuk e kam ndryshuar kurrë mendimin tim për këtë, dhuna ndaj grave, si të gjitha format e tjera të dhunës është e patolerueshme dhe e papranueshme. Kushdo që e bën këtë, natyrisht duhet të gjykohet dhe të dënohet nëse është e nevojshme. Tani, Mendy u shpall i pafajshëm, por “Gjykata” e medias e kishte dënuar tashmë. Natyrisht vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme për ne dhe duhet t’i respektojmë, jo t’i komentojmë. Benjamin nuk ka luajtur për dy vite dhe tani dëshiron të rinisë përsëri karrierën e tij te Lorient, për këtë më vjen mirë. Ai nuk i ka dyert e mbyllura te Franca, por të flasim hapur, rikthimi i tij në kombëtare nuk është një çështje primare. Koha do të tregojë se kush e meriton apo jo që të luaj për Francën” – përfundoi Deschamps.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...