Futboll

Deschamps: Në Spanjë, Angli apo Itali, zgjedhja i përket Mbappesë  

Në qershor të vitit 2022 përfundon kontrata e Kylian Mbappéssë me PSG. Pavarësisht bisedimeve të zhvilluara për rinovimin e kontratës, sulmuesi i talentuar francez nuk ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij. Një zgjedhje që do të duhet ta bëjë shpejt, siç është konfirmuar nga drejtori sportiv i parizienëve, Leonardo.

Sepse, nëse nuk pranon rinovimin me klubin parisien, këtë verë do të jetë e pashmangshme shitja e tij, për të mos e humbur me parametër zero gjatë merkatos së verës së vitit të ardhshëm.

Për këtë temë dha opinionin e tij edhe trajneri i përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps, gjatë programit “Football Show” në BeIN Sports.

“Është privilegj që ai është francez dhe është shumë pozitive për futbollin tonë dhe për PSG-së që ai luan në Ligue 1. Pastaj, ai do të zgjedhë nëse do të luajë në Spanjë, Itali apo Angli. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, që dëshiron të fitojë tituj. Tani ndihet mirë në Paris.

Të gjitha zgjedhjet janë të mira në fillim, më vonë e kuptojmë nëse janë vërtet pozitive. Nuk jam këtu për t’u dhënë këshilla lojtarëve të Francës, ata tashmë kanë mjaft njerëz përreth që mendojmë për këtë, por me kënaqësi jap mendimin tim nëse ata më pyesin. Nëse Kylian do të lëvizë në fund të sezonit apo më vonë? Sinqerisht, nuk e di. Do të jetë vendimi e Kylianit dhe i prindërve të tij”.

Përveçse për Mbappénë, trajneri i Francës foli edhe për anësorin e Milanit Theo Hernandez, i cili po has shumë vështirësi për të gjetur hapësirat që ai kërkon ​​në kombëtare:

“Unë po i ndjek ata – tha Deschamps,” – duke iu referuar edhe lojtarit francez të Sevillas, Koundé,” – por unë nuk jam këtu për të bërë surpriza. Nuk duhet të harrojmë lojtarët e tjerë. Lista ime e 18 marsit, sigurisht nuk do të jetë e njëjtë me atë të muajit maj. Sepse, për fat të keq, ka shumë të panjohura për t’u marrë në konsideratë këtë sezon “.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency