Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Deschamps në telashe para finales, dy titullarë stërviten të diferencuar

Probleme për Didier Deschamps në prag të finales së Botërorit mes Francës dhe Argjentinës. Në stërvitjen e fundit të kampionëve në fuqi, mbrojtësi Raphael Varane dhe sulmuesi Olivier Giroud kanë punuar të diferencuar, teksa dyshimet janë që nuk mund ta nisin nga minuta e parë.

Nuk dihet ende nëse problemet e tyre janë të natyrës fizike, apo ndonjë virozë, ashtu si pjesëtarë të tjerë të kampit francez, megjithatë trajneri i “gjelave” ka nisur të mendojë për zëvendësuesit e tyre.

Kështu në sulm është provuar Marcus Thuram, i spostuar majtas në vendin e Mbappe, me këtë të fundit që mund ta nisë si sulmues qendre, nëse Giroud nuk do t’ia dalë të luajë nga fillimi.

Nëse edhe Varane nuk do t’ia dalë, atëherë është gati Dayot Upamecano, që do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes me Konate, me synimin për të neutralizuar sulmin argjentinas të udhëhequr nga Messi e Julian Alvarez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...