Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Deschamps publikon listën e Francës për në Katar, “djeg” titullarin e Milan

Deschamps publikon listën
Deschamps publikon listën

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën me 25-lojtarët e grumbulluar për në Botërorin e Katarit. “Gjelat” që nisen për Katar me misionin për të mbrojtur statusin e Kampionëve të fituar në Rusi, këtë Botëror ashtu edhe siç ishte lajmëruar nuk do të kenë në dispozicion për shkak dëmtimi, dyshen e mesfushës, Kante dhe Pogba.

Nga ana tjetër, Raphael Varane i Manchester United ia del mbanë të jetë pjesë e kombëtares në eventin më të rëndësishëm duke qenë se ishte në dyshim për një dëmtim të pësuar në Premier League disa ditë më parë. Nga ana tjetër, jashtë mbetet Mike Maignan, portieri i Milanit, ndërsa në mesfushë ka vend për lojtarin e Marseille, Jordan Veretout si dhe për dyshen e talentuar të Real Madrid, Tchouameni e Camavinga. Sulmi i Francës më pas është shpërthyes me emra si Mbappe, Benzema, Dembele, Griezmann, Giroud apo edhe Nkunku.

Kujtojmë se në Botërorin e Katarit, Franca është shortuar në Grupin D së bashku me Danimarkën, Tunizinë dhe Australinë. Pikërisht me këta të fundit, Les Bleus do ta nisin aventurën e tyre në Katar më datë 22 nëntor, në orën 20:00.

Lista e trajnerit Didier Deschamps:

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...