Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Deschamps: Spanja ka impresionuar, por duam finalen dhe besojmë në forcat tona

Deschamps: Spanja ka impresionuar, por duam finalen dhe besojmë në forcat tona
France's head coach Didier Deschamps gives a press conference after unveiling his squad for the Euro 2024 football competition in Paris, on May 16, 2024. (Photo by FRANCK FIFE / AFP)

Franca e Didier Deschamps do të sfidojë Spanjën në superformë të De La Fuentes për të siguruar një biletë në finalen e Berlinit, teksa tekniku i “gjelave” ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarët.

“Spanja është skuadra që ka impresionuar më së shumti në këtë turne dhe duhet t’ua njohim këtë meritë. Në fakt edhe klubet spanjolle shquhen për kontrollin e topit. Mesfusha është arma më e fortë e Spanjës, veçanërisht me Pedrin, por ne jemi aty për të bërë ndeshjen tonë”, u shpreh Deschamps.

Franca është kritikuar jo pak për cilësinë e lojës së shfaqur deri në këtë pikë të Europianit, por kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Deschamps, i cili ndër të tjera jep informacione edhe për formën e Mbappe.

“Nëse ndeshjet tona nuk ju pëlqejnë, atëherë mund të shihni ndeshje të tjera. Ky është një kompeticion i veçantë, shumë i vështirë për të gjithë. E vërtetë që kemi shënuar më pak gola, por kemi bërë ndeshje të mira dhe u kemi dhuruar emocione francezëve me rezultatet e arritura. Mbappe do të jetë në formën më të mirë ndaj Spanjës. Ka  vuajtur një problem në shpinë dhe më pas erdhi ai dëmtim në hundë, që e detyron të luajë me maskë. Megjithatë tani është mësuar edhe me maskën, përveç faktit që hunda e tij po përmirësohet gjithnjë e më shumë”, theksoi trajneri francez.

Lexo edhe:

Spanja dhe Franca do të zbresin në fushë në orën 21:00 të së martës në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut, teksa në përfundim të sfidës, vetëm njëra prej tyre do të mund të vazhdojë të ëndërrojë titullin kampion në Euro 2024.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...