Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Dëshira nuk mjafton për Partizanin, humbje dinjitoze ndaj Mariborit

Humbje minimale me rezultatin 0-1 për Partizanin në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Europa League ndaj sllovenëve të Maribor. Një paraqitje e mirë e të Kuqëve në debutimin e Skënder Gegës në një ndeshje zyrtare në stolin e Partizanit, megjithatë në fund Partizani u dorëzua përballë Mariborit një skuadër e një niveli shumë më të lartë.  Në Selman Stërmasi kryeqytetasit e nisën mirë por Asani humbi një rast të artë i vetëm përballë Handanovic duke u ndalur nga portieri i Mariborit. Pak çaste me vonë me fat Partizani pasi Bajde pasi i vodhi kohën Kalarit shpërdoroi një rast të artë duke gabuar me portën bosh. Në minutat në vazhdim të pjesës Maribori ishte më mirë por në një rast Hoxha bëri shpëtimtarin ndërsa lojtarët sllovenë nuk kishin saktësinë e duhur në finalizim. Pjesa e dytë nisi me gol për Mariborin me Bajde që korigjoi shënjestrën duke i dhënë avantazhin të tijëve. Partizani tentoi të reagonte por Bardhi i ardhur në fushë nga stoli humbi një shans të mirë. Në Selman Stërmasi përfundoi gjithçka me rezultatin 0-1 me Partizanin që do të tentojë të bëjë të pamundurën të mundur pas 1 jave në Slloveni.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...